Implantologjia moderne
Çmimet
Implantologjia me guidë të kompjuterizuar

Implantologjia me guidë të kompjuterizuar është teknika më e përparuar e implantologjisë moderne botërore. Pasi mblidhen të dhënat imazherike nga skaneri 3D CBCT, mund të simulohet në kompjuter ndërhyrja e vendosjes së implanteve dhe të planifikohet me preçizion maksimal pozicionimi dhe inklinimi i tyre për çdo pacient.
Implantologjia me ngarkesë të menjëhershme
Në hapat e parë të implantologjisë, pas vendosjes së vidës në kockë, ishte gjithmonë e nevojshme të prisje 3 ose 4 muaj për të vazhduar vendosjen e kurorës mbi të. Kjo është koha e nevojshme që nevojitet për osteointegrimin e implantit me kockën. Me zhvillimin e dentistrisë, kirurgjisë dhe teknologjisë, është tashmë e mundur që në të shumtën e rasteve të vendoset direkt një kurorë provizore mbi implantin e sapo pozicionuar në kockë .
Ngarkesa e menjëhershme mund të përdoret mbi një implant të vetëm kur zëvendësohet një dhëmb ose mbi 4, 6, 8 implante kur zëvendësohen gjithë dhëmbët e një nofulle. Proteza me ngarkesë të menjëhershme është një protezë fikse provizore që mbështetet mbi implante dhe jo një protezë provizore e lëvizshme me mbështetje mbi indet e buta. Proteza provizore që mbështetet mbi indet e buta dhe jo direkt mbi implante, mund ti shkaktojë bezdi pacientit si rezultat i lëvizjes, plagë në indet e buta dhe dëmtim të proçesit të integrimit të implanteve nga forcat shtypëse jo të përshtatshme.
Duhet të kemi parasysh që teknika me ngarkesë të menjëhershme mund të përdoret vetëm në pacientë që kanë kockë të favorshme në cilësi dhe sasi dhe stabiliteti primar i implanteve është mbi 35 N/cm. Kirurgu pasi analizon gjëndjen e kockës tuaj nga skaneri tre dimensional mund të përcaktojë nëse jeni apo jo kandidatë të mirë për ngarkesë të menjëhershme mbi implante.
Zëvendësimi i një ose disa dhëmbëve

- Nëse keni humbur një dhëmb të vetëm, për zëvendësimin e tij nuk është më e nevojshme të sakrifikoni dhëmbët ngjitur për të bërë një urë. Një implant dentar është zgjidhja ideale për këtë rast.
- Mungesa e disa dhëmbëve mund të zëvendësohet me ura që mbështeten mbi implante dentare. Në këtë mënyrë mund të zëvendësohet edhe e gjithë harkada dentare.
Zëvendësimi i të gjithë harkadës dentare
All on 4

All on 6

Overdenture

Implantet Pterigoid
