- Pacientët me probleme të zemrës, diabetik, apo anksioz janë të sigurtë nën relaksimin e ofruar nga sedacioni venoz koshient nën mbikqyrjen e mjekut anestezist-reanimator
- Klinika është e pajisur me të gjitha medikamentet dhe aparaturat e ndihmës së shpejtë të cilat kontrollohen/rifreskohen çdo 6 muaj
- Stafi është i specializuar për të ndërhyrë me shpejtësi dhe saktësi maksimale në rastin e emergjencave mjekësore
- Vlerësim preoperator i detajuar i pacientit nga ana e mjekut anestezist-reanimator dhe kirurgut oral-maksilo-facial
- Konsultë interdisiplinore me mjekët specialist në rastet kur vuan nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese
- Monitorim të shenjave vitale të pacientit gjatë gjithë kohës së ndërhyrjes (frekuenca kardiake, frekuenca respiratore, presioni arterial, oksigjenimi)